Bota

Rrëfimet e emigrantëve nga trafikantët me njerëz

Mediat italiane kanë shkruar për rrëfimet e emigrantëve nga trafikantët me njerëz.

Për të bindur një çift, që të japin para, një grup trafikantësh me njerëz në Libi, i rrëmbyen djalin dhe i prenë njërin gisht.

Sipas mediave italiane, një grup njerëzit që bënin trafikim me njerëz, kërcënuan një çift që tu jepnin para në shkëmbim të djalit të tyre.

Kjo është njëra nga historitë e refugjatëve të cilët mbërritën dje në Traponi.

Mediat italiane kanë raportuar se disa hetues po mbledhin dëshmi për 67 emigrantë që u larguan nga Libia, për të shpëtuar në det nga rimorkiatori Vos Thelassa, shkruan Albinfo.ch.

Një vajzë pesëdhjetë vjeçare raportoi se ishte përdhunuar disa herë përpara nisjes.

Historia e saj është konfirmuar nga mjekët e Cisom të Maltës dhe më pas nga mjekët e Trapani që e kanë vizituar atë.

Fjalët dramatike të një të riu që tha se pa gruan e tij të vdiste, ai kishte thënë se në atë gjendje do të qëllonte veten me armë.