Shkurt.ch

Rrëmbimi përfundon pa gjakderdhje, në mesin e rrëmbyesve edhe shqiptarë

Ndër 4 rrëmbyesit, 2 janë me shtetësi zvicerane, një shtetas kosovar dhe një shtetas i Maqedonisë

Policia e Kantonit Thurgau ka arritur natën e mbrëmshme të përfundojë pa gjakderdhje një kidnapim (rrëmbim) që ka ndodhur në Arbon të këtij kantoni, shkruan tagblatt.ch.

Kjo ka ndodhur në momentin kur rrëmbyesve do t`u dorëzoheshin paratë në këmbim të lënies në liri të personit të kidnapuar, një shtetasi  zviceran 21 vjeçar, transmeton albinfo.ch. Ky i fundit ishte rrëmbyer në Winterthur, duke u futur me dhunë në një veturë, thuhet në një njoftim të policisë.

Rrëmbimi është bërë me pretekst të kthimit të borxhit prej disa mijëra frangash që, sipas rrëmbyesve ua kishte rrëmbyesi.

Katër personat që e kanë kryer rrëmbimin janë kapur në Arbon pasi që policia ishte njoftuar për rrethanat e dorëzimit të parave që duhej të bëhej në Arbon. Në aksion kanë marrë pjesë rreth 30 policë.

Ndër 4 rrëmbyesit, 2 janë me shtetësi zvicerane, një shtetas kosovar dhe një shtetas i Maqedonisë.

Sipas informacioneve të policisë, rrëmbyesit i kishin lejuar viktimës të telefononte një familjar për ta organizuar pranimdorëzimin e parave.