Bota

Rrëmujë e vërtetë në Berlin, një i vdekur dhe gjashtë të lënduar

Mbrëmjen e së mërkurës është shkaktuar një aksident i rëndë gjatë një përndjekje policore, e që ka shkaktuar një të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Tre hajna të dyshuar kanë shkaktuar një aksident të rëndë në kryeqytetin gjerman, Berlin. Ata kanë qenë në përpjekje për tu arratisur nga policia.

Mbrëmjen e së mërkurës është shkaktuar një aksident i rëndë gjatë një përndjekje policore, e që ka shkaktuar një të vdekur dhe gjashtë të lënduar. Tre hajnat e dyshuar kanë shkaktuar aksident gjatë arratisjes, me ç` rast jetën e ka humbur një biçikliste.

Zëdhënësja policore ka deklaruar se tre hajna janë vërejtur duke plaçkitur mjete pune apo makina ndërtimtarie. Më pas, hajnat janë arratisur me një veturë, njoftojnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.

Policia ka kërkuar përforcim dhe kanë filluar përndjekjen e veturës. Vetura më në fund është ndaluar, por ka filluar të manovrojë para dhe mbrapa duke lënduar një polic.

Pas kësaj, vetura sërish ka vazhduar rrugën, duke goditur në një udhëkryq dy vetura tjera dhe një biçikliste. Ajo nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra që në vendngjarje.

Vozitësi i veturës edhe më tej është arratisur, por më vonë është arrestuar së bashku me dy bashkudhëtarë të tjerë. Sipas zëdhënëses, me këtë rast janë lënduar rëndë dy persona dhe katër të tjerë kanë kaluar me lëndime të lehta.