Jeta në Zvicër

Rreshje të dendura shiu në Zvicër, 50 raportime policore

Maji mbetet i paqëndrueshëm për kohën në Zvicër. Mbrëmjen mes së martës dhe së mërkurës rreshjet e shiut kanë pushtuar Bernën deri Alpstein me 30 deri 40 litra për gjashtë orë, ndërsa në Egolzwil u regjistrua rreshje me dendësi 57 litra për metër katror, shkruan Meteo News.

Shiu është futur nëpër pronat private të njerëzve dhe janë raportuar 50 thirrje policore.

E mira është se prognoza paralajmëron largimin e mjegullave të premten dhe të shtunën pritet temperatura deri 25 gradë celsiuz, ndërsa javën tjetër deri në 30 gradë celsiuz.