Shkurt.ch

Rrëshqitje shkëmbi në Graubünden, bllokohet rruga kantonale

Zyra Kantonale e Ndërtimit do të njoftojë të hënën se sa pritet të zgjasë bllokimi

Në rrugën kantonale H13 në Kantonin Graubünden ka ndodhur një rrëshqitje shkëmbi, me ç`rast masa prej rreth 50 metra kubë e dheut dhe gurëve që ka rënë, ka bllokuar qarkullimin. Policia ka marrë njoftimin për këtë rrëshqitje rreth orës 5 të mëngjesit të së dielës.

Bëhet e ditur se me këtë rast nuk ka pësuar askush.  

Për shkaqe sigurie, punimet në pastrimin e rrugës së bllokuar nuk mund të zhvillohen tash për tash. Zyra Kantonale e Ndërtimit do të njoftojë të hënën se sa pritet të zgjasë bllokimi. Deri atëherë, rruga kantonale në mes të fshatrave Andeer dhe Sufers do të jetë e bllokuar për çdo formë qarkullimi.

Për të shkuar në Avers duhet ndjekur një drejtim tjetër, për të cilin është vendosur sinjalizimi përkatës.