Lajme

Rrëshqitjet e dheut bllokojnë për 4 orë rrugën Vlorë-Orikum

Policia dhe autoritetet komunale të Vlorës kanë marrë masa duke mos lejuar kalimin e automjeteve në këtë segment i cili lidhë Dhërmi-n Himarë-n e Sarandën me qytetin e Vlorës

Për katër orë ka mbetur e bllokuar aksi rrugorë Vlorë-Orikum pasi një sasie e madhe e dheut e gurëve ka rrëshqitur nga mali duke rënë në një automjet të parkuar në zonën e Ujit të Ftohtë siç njihet në qytetin e Vlorës. Por përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

Policia dhe autoritetet komunale të Vlorës kanë marrë masa duke mos lejuar kalimin e automjeteve në këtë segment i cili lidhë Dhërmi-n Himarë-n e Sarandën me qytetin e Vlorës raporton televizioni oranews. Forcat xheniere dhe shtabi i emergjencave civile kanë mbërritur nga Tirana, të cilët pasi kanë vëzhguar fillimisht me helikopter dhe më pas nga afër situatën kanë konstatuar se nuk ka pasur rrezik për shkëputje të tjera masivesh shkëmbore dhe kanë zhbllokuar komunikacionin.