Fotolajmi
Rreth 100 protestues dalin për të penguar dëbimin e kosovarëve
Gjermania vazhdon dëbimin e azilkërkuesve për në Kosovë. Dhjetë refugjatë kosovarë, të cilët kanë qenë të strehuar në një shkollë në qytetin Munster të Gjermanisë, të mërkurën janë dëbuar për në Kosovë.
Kundër këtij dëbimi kanë protestuar afro 100 persona. Megjithatë, edhe ky aksion i të rinjve gjermanë nuk ka arritur t’ i bindë autoritetet gjermane për ndalimin e refugjatëve. “Refugjatët nga Kosova duhet të largohen”, ka thënë një zëdhënës i qeverisë së qarkut për mediat gjermane. Një banore e shkollës ka deklaruar: “Policia na ka zgjuar natën nga gjumi dhe me lampë xhepi kërkonin që ne të largohemi”, transmeton albinfo.ch.
Sipas mediave gjermane, protestuesit kanë qëndruar deri pasdite para derës së objektit, sepse sipas organizatorëve, do të vazhdonte dëbimi edhe i gjashtë personave të tjerë. Ata kishin planifikuar edhe një protestë tjetër, e cila do të marshohet për një kohë të shkurtër nga stacioni kryesor deri në qendër të qytetit, por më vonë ishte anuluar.
Ndërkohë numri i refugjatëve nga Kosova, të cilët kërkojnë azil në Gjermani, gjatë muajve të fundit ka shënuar rënie të dukshme.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?