Kosova: vota e diasporës

Rreth 2 mijë aplikues për të votuar nga diaspora

1716 kanë aplikuar nga diaspora deri më tani, ku 1437 janë pranuar, kurse kërkesat tjera po shqyrtohen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri të enjten kanë aplikuar rreth dy mijë votues nga diaspora për të votuar për zgjedhjet e 11 qershorit, raporton albinfo.ch.

 

Këtë e ka bërë të ditur Enis Halimi, kryeshef i SKQZ-së. “Kemi pranuar 1716 aplikacione, nga të cilat 1437 janë aprovuar, 219 e kanë statusin të pezulluar, në mënyrë që kushtimisht themi as të pranuar as të refuzuar, por në pritje për t’u plotësuar dokumentacioni”, ka thënë ai.

 

Votuesit nga diaspora kanë të drejtë aplikimi deri më 22 maj. Numri i votuesve nga diaspora pritet të rritet, kurse partitë kosovarë krahas fushatës në Kosovë iu kanë bërë thirrje edhe diasporës të votojnë në këtë ditë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.


 Të tjera nga Kosova: vota e diasporës