Bota

Rreth 300 serbë luftojnë përkrah separatistëve në Ukrainë

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), ka thënë se janë rreth 300 luftëtarë serbë duke luftuar përkrah separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës dhe që po paguhen për një gjë të tillë.

Ata duket të jenë të motivuar nga një agjendë nacionaliste, duke vënë në pah lidhjet tradicionale në mes të Rusisë dhe Serbisë, raporton “Evropa e Lirë”.

Edhe pse në Serbi është miratuar ligji për ndalimin në Luftërat e huaja, vetëm një deri më tani është pezulluar, kurse Ukraina i ka bë thirrje që të ashpërojë dënimet, në mënyrë që të tjerët të mos shkojnë për të luftuar, përcjell albinfo.ch.

“Ne jemi një gjak, një besim, një fe. Nëse nuk do të ishte Rusia, Serbia nuk do të mbijetonte si shtet”, thotë një serb, që po lufton atje.