Uncategorized

Rreth dy milionë zviceranë ndoqën përballjen Brazil-Zvicër

Fitimi i pikës grandioze të Zvicrës kundër Brazilit është ndjekur nga një numër rekord i teleshikuesve zviceranë: plot 1.9 milionë. Ky është një numër rekord për publikun zviceran, shkruan blick.ch.

Për krahasim ndeshja Zvicër-Francë në 19 qershor 2016 u ndjek nga 1,567 milionë, ndërsa çerekfinalja Zvicër-Argjentinë 2014 në kuadër të KB u ndjek nga 1,506 milionë banorë, përcjell albinfo.ch. Për dallim nga kjo e fundit, tifozët zviceranë kishin arsye për ta parë përballjen Brazil-Zvicër.