Bota

Rrezik nga bomba, mbyllet aeroporti i Londrës

Drejtuesit e aeroportit kanë bërë të ditur se më shumë se 130 fluturime janë anuluar të hënën

Aeroporti i Londrës  “London City Airport” është mbyllur, pasi një bombë nga Lufta e Dytë Botërore është gjetur pranë lumit Thames. Aeroporti ka qëndruar i mbyllur gjatë gjithë ditës dhe të gjitha fluturimet janë anuluar, duke prekur deri në 16.000 udhëtarë.

Bomba u zbulua gjatë një pune të paracaktuar në aeroportin në lindje të Londrës, ka njoftuar Policia Metropolitane. Drejtuesit e aeroportit kanë bërë të ditur se më shumë se 130 fluturime janë anuluar të hënën.

Vitin e shkuar më shumë se 4.5 milionë udhëtarë e shfrytëzuan këtë aeroport në qytetin e Londrës.