Shkurt.ch

Rreziku nga rrëshqitja, evakuohen 200 njerëz në Zvicër

Autoritetet zvicerane evakuan më shumë se 200 njerëz në Saas-Grund VS  për shkak të rrezikut të rrëshqitjes së tokës në afërsi të akullnajës Trift në pjesën jugore të vendit. Një pjesë e madhe akulli mund të rrëshqet në çdo moment, raportoi policia në kantonin Vale, raportoi AFP, përcjell albinfo.ch.

Gjeologët kanë zbuluar kohët e fundit ndërrime të rëndësishme, të cilat aktualisht variojnë nga rreth 130 centimetra në ditë. Nëse një pjesë e asaj akullnajore rrjedh, banorët e komunës së Sads Grund do të kërcënoheshin, dhe autoritetet evakuuan 222 njerëz, tha zëdhënësi i AFP Simon Buman për AFP, përcjell albinfo.ch.