Bota

Rrëzohet aeroplani, humbin jetën 66 personat që ndodheshin në të

Fluturakja iraniane ishte duke realizuar një fluturim në linjat brenda vendit, nga aeroporti Mehrabad të kryeqytetit, Teheranit, drejt Yasssudsch në jugperëndim të Iranit

Është rrëzuar sot një aeroplan iranian udhëtarësh me 66 njerëz në bord, njofton Asseman Air, kompania të cilës i ka takuar aeroplani. Sipas njoftimit, nga aksidenti kanë mbetur të vdekur të gjithë uhdëtarët dhe pjesëtarët e stafit, njoftojnë agjencitë botërore të lajmeve.

Fluturakja iraniane ishte duke realizuar një fluturim në linjat brenda vendit, nga aeroporti Mehrabad të kryeqytetit, Teheranit, drejt Yasssudsch në jugperëndim të Iranit, transmeton albinfo.ch. Rrëzimi ka ndodhur në afërsi të qytetit të vogël Semiron në malet Sagros. Qyteti Semiron është rreth 48 kilometra në jug të Teheranit.

Ende nuk ka informacione lidhur me shkaqet e rrëzimit të aeroplanit.