Shkurt.ch

Rrëzohet aeroplani ushtarak, nuk dihet për fatin e pilotit

Aeroplani i Forcave Ajrore të Ushtrisë Zvicerane PC-7, i cili ishte zhdukur në mëngjesin e sotëm, është gjetur më vonë i rrëzuar në Schreckohorn të Alpeve të Bernës. Këtë njoftim e ka dhënë komandanti i Forcave Ajrore, Aldo Schellenberg, në një konferencë shtypi që ka mbajtur në Bernë. Deri tash ende nuk dihet asgjë për fatin e pilotit që ka drejtuar këtë fluturake.

Sipas informacioneve të Ushtrisë, aeroplani është nisur pak pas orës 8 nga pista në Payerne dhe duhej të arrinte para orës 9 në Locarno, njofton srf.ch. Në bord të tij ka qenë vetëm një pilot.

Fluturimet trajnuese të këtij lloji nuk ndiqen në mënyrë permanente nga radarët.