Shkurt.ch

Rrëzohet aeroplani, vdesin tre udhëtarët dhe piloti

Rrëzimi i fluturakes ishte bërë pak para orës  16.45, nga një lartësi prej rreth 3300 metrash, mbi akullnajën Mont-Durand

Një aeroplan i vogël privat  me katër vende, është rrëzuar derisa ka qenë duke bërë një fluturim rrethor mbi akullnajën (Gletscher) Mont-Durand në Alpet e Kantonit Valis.

Aeroplani i tipit “Robin” ishte nisur pasditen e të premtes nga aeroporti i Siten-it, ka njoftuar Policia Kantonale e Valisit në mëngjesin e të shtunës, shkruajnë mediet zvicerane. Rrëzimi i fluturakes ishte bërë pak para orës  16.45, nga një lartësi prej rreth 3300 metrash, mbi akullnajën Mont-Durand, transmeton albinfo.ch.

Ky vend është rreth 150 metra më poshtë se Qafa e malit Durand.

Shkaktari i aksidentit ende është i paqartë. As viktimat, të katër personat që ndodheshin në aeroplan, ende nuk janë identifikuar zyrtarisht. Ndërkohë, janë duke u zhvilluar hetimet rreth aksidentit të rëndë.