Sport

Rriten gjasat e Shqipërisë për EURO 2012

FIFA dhe UEFA kanë zbatuar kërcënimet e tyre në vepër dhe kanë suspenduar Federatën futbollistike të Bosnjës e Hercegovinës nga të gjtha garat ndërkomëbtare, derisa të mos zgjidhet çështja e statusit të saj. Organizatat kryesuese fitbollistike botërore, nuk kanë pasur aspak mëshirë për futbollistët dhe sportdashësit e B e H dhe kanë suspenduar ate nga të gjitha garat e mëtutjeshme.

Në komunikatën zyrtare të FIFA dhe UEFA, shpjegohet vendimi i pritur më herët: “Në mbledhjen e Federatës futbollistike të B e H, nuk është miratuar statuti në përputhje me rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s, e ky vendim ka qenë i patjetërsueshëm.

FIFA dhe UEFA që më parë i kishin paralajmëruar zyrtarët futbollistikë të B e H për suspendimin e mundshëm. “Kështu pra, Federata futbollistike e B e H, i ka humbur të gjitha të drejtat, ndërsa vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe vlen deri më tutje”, thuhet në kumtesë. Suspendimi nënkupton ndalesë të luajtjes së seleskioneve kombëtare dhe klubeve, derisa të mos zgjidhet problemi.

Mbledhja e Federatës futbollistike e B e H ishte mbajtur më 29 mars të këtij viti, ndërsa votëb për të ndryshuar statutin e kishin dhënë vetëm 22 persona që ishte jo e mjaftueshme për një gjë të tillë.

Me këtë pezullim, nëse gjithçka nuk zgjidhet, të gjitha pikët e luajtura e fituara apo të humbura nga kjo përfaqësuese bëhen zero, që do të thotë se Shqipërisa i hiqet një pikë nga barazimi i ndeshjes së parë e zbretë në vendin e tretë me 7 pikë nga 8 që ka aktualisht, Franca kryesuesja e grupit zbret në kuotën e 9 pikëve nga 12 që ka aktualisht por mban kreun e grupit ndrësa Bjellorusia mbetet në vendin e dytë në kuotën e 8 pikëve pasi nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me Bosnje Hercegovinën.

Nga ana tjetër, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, kosovari Debatik Curri ka thënë për mediat shqiptare se pas fitores së Shqipërisë kundër Bjellorusisë, janë rritur gjasat e kuqezinjve për kualifikim në Evropianin e ardhshëm që mbahet në Poloni dhe në Ukrainë. “Nëse do të luajmë edhe në ndeshjet e ardhshme sikurse ndaj Bjellorusisë, atëherë kemi gjasa të kualifikohemi për në Evropianin e ardhshëm.

Debatik Curri

Kundër Bjellorusisë, ekipi shqiptar ka zhvilluar lojë mjaft të mirë. Një lojë të tillë duhet ta zhvillojmë edhe në ndeshjet e radhës, në mënyrë që të mbajmë shpresa për kualifikim”, ka thënë Curri. Ai tha se do të jetë në ekipin kombëtar në ndeshjen e radhës ndaj Bosnjës që është në program të luhet më 7 qershor, po që se ndryshon ndonjë gjë në lidhje me suspendimin.