Maqedonia

Rriten martesat mes shqiptarëve dhe maqedonaseve

Sipas statistikave zyrtare në vitin 2017 në Republikën e Maqedonisë kanë lindur 7774 fëmijë që kanë nënën shqiptare.

Prej tyre 196 e kanë babanë maqedonas, 83 të nacionalitetit turk, dhjetë romë dhe dy fëmijë e kanë babanë serb, njofton agjencia e lajmeve “INA”.

Nga kjo rezulton se në Maqedoni ka filluar të rritet numri i martesave mes shqiptarëve dhe maqedonasve, përcjell albinfo.ch.

Bazuar në këto të dhëna, vërehet se edhe 47 shqiptarë gjatë këtij viti janë martuar me maqedonase dhe kanë lindur fëmijë.

Megjithëse në përqindje numër rezulton të jetë numër i vogël, shifrat flasin për rritje të martesave mes dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoni.