Shkurt.ch
Rriten pagat minimale në hoteleri: 3435 franga për punëtorët e pakualifikuar
Bëhet fjalë për rritjen prej 0.5 për qind në krahasim me gjendjen e tashme ndërsa pajtimin për këtë rritje e kanë dhënë sot partnerët socialë (sindikata përkatëse dhe punëdhënësit) para Gjykatës përgjegjëse të arbitrazhit
Duke filluar nga 1 prilli i këtij viti, në Zvicër do të ketë një rritje të pagave minimale në hoteleri. Bëhet fjalë për rritjen prej 0.5 për qind në krahasim me gjendjen e tashme ndërsa pajtimin për këtë rritje e kanë dhënë sot partnerët socialë (sindikata përkatëse dhe punëdhënësit) para Gjykatës përgjegjëse të arbitrazhit, njofton srf.ch.
Dy federatat e punëdhënësve në hoteleri: Gastrosuisse dhe Hotelleriesuisse, në vitin 2017 në negociatat e zhvilluara me federattat e punëtorëve, gjegjësisht me sindikatat Unia, Syna dhe Hotel Gastro Union, nuk kishin arritur të pajtoheshin për caktimin e një page minimale, transmeton albinfo.ch.
Me rritjen e kontraktuar sot, punonjësit e hotelerisë që nuk kanë shkollim profesional, do të kenë një pagë minimale prej 3435 frangash. Punëtorët që kanë absolvuar një shkollim profesional, pagën minimale do ta kenë 4849 franga. Ndërsa për praktikantët, paga minimale me të renë do të jetë 2190 franga.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?