Autotech

Rriten shitjet e veturave në Evropë

Pothuajse të gjitha kompanitë kanë regjistruar rritje, derisa më së shumti kishte Volkswagen

Tregu i veturave në Evropë e ka nisur vitin me një rritje prej 6.8 % të shitjeve në janar, duke vazhduar me rritje që nga viti 2017.

Sipas Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Veturave në Bruksel, regjistrimet janë rritur me 1.29 milionë vetura, përcjell albinfo.ch.

Pothuajse të gjitha kompanitë kanë regjistruar rritje, derisa më së shumti kishte Volkswagen.

Tashmë konsumatorët evropianë gjithnjë e më shumë po preferojnë modele SUV, që janë shumë të preferuar në Amerikë.

Marka Jeep e Fiat Chrysler ka pasur rritje të shitjeve me thuajse 70%, që dërgohen në këtë treg për shkak se nuk prodhohen në Evropë.

Të dhënat treguan për shitjet më të forta për muajin janar në Evropën Perëndimore që prej recesionit global.

Dy prej tregjeve kryesorë në Evropë kryesuan shitjet. Gjermania pati rritje me 12%, ndërsa Spanja me 20%. Në Mbretërinë e Bashkuar, ku kërkesa është tkurrur që prej referendumit në 2016-ën, pati rënie në shitje me 6.3%.