Maqedonia
Rritet numri i turistëve në Maqedoni
Numri i turistëve në Maqedoni në periudhën janar-mars të vitit 2018 është rritur për 17,3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar, ndërsa i bujtjeve për 17,7 për qind, tregojnë statistikat.
Rritje e numrit të turistëve për 25,1 për qind është evidentuar edhe në mars të këtij vitit në krahasim me periudhën e njëjtë nga vitit i kaluar, si dhe i bujtjeve për 18,7 për qind, përcjell albinfo.ch.
Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, numri i turistëve në mars të vitit 2018 arrin 53,836, ndërsa numri i bujtjeve 108.638.
Numri i turistëve vendor në mars të vitit 2018 në krahasim me marsin e vitit 2017 është rritur për 18,5 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj për 28,4, ndërkaq numri i bujtjeve të turistëve vendor është rritur për 3,6 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj për 28,5 për qind.
Në periudhën janar-mars te turistët vendor ka rritje për 10,1 për qind, ndërsa te të huajt për 21,5 për qind. Te bujtjet, megjithatë, rritja është 12,5 për qind e turistëve vendor dhe 21,4 për qind e turistëve të huajt.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën