Bota
Rritet numri i viktimave nga sulmi në Kabul
Të paktën 48 persona janë vrarë dhe 67 të tjerë janë plagosur, pasi një sulmues vetëvrasës shpërtheu eksplozivët e tij, pranë një qendre edukative në kryeqytetin afgan, Kabul.
Më herët, autoritetet thanë se në këtë sulm janë vrarë 25 persona.
Sulmi ndodhi në kohën kur studentët po përgatiteshin që të kryenin testet për pranim në universitet.
Shumica e viktimave janë djem dhe vajza të rinj.
“Të plagosurit janë transferuar në spitalet e afërta, ku kanë pranuar ndihmë mjekësore”, tha për Radion Evropa e Lirl, Wahim Majroh, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
“Mund të ketë ndryshim në numrin e viktimave”, shtoi tutje ai.
Policia tha se sulmuesi eci drejt ndërtesës edukative, që gjendet në një lagje të banuar me shiitë dhe shpërtheu rripin me bombë.
Talibanët kanë mohuar se e kanë kryer këtë sulm dhe asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për të. Megjithatë, një anëtar i Këshillit fetar të shpitëve, Jawda Ghawari ka fajësuar grupin militant, Shteti Islamik për këtë sulm.
IS në të kaluarën ka kryer sulme të ngjashme që kanë pasur për cak xhamitë shiite, shkollat dhe qendrat kulturore.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj Projekti i filluar në dhjetor 2021 pritet të përfundojë në verën e vitit 2024...
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën