Bota

Rritet numri i miliarderëve në botë

Sipas raportit vjetor, për herë të parë janë regjistruar më shumë miliarderë në Azi (637) sesa në Shtetet e Bashkuara (563)

Numri i miliarderëve është rritur vitin e kaluar në mbi 1.500, e cila është dhjetë për qind më shumë se në vitin 2015, kryesisht për shkak të një “vale” të Azisë, thuhet në një raport të gjigantit zviceran bankar UBS dhe auditorëve nga PwC, shkruan albinfo.ch.

Sipas raportit vjetor, për herë të parë janë regjistruar më shumë miliarderë në Azi (637) sesa në Shtetet e Bashkuara (563).
Evropa është e treta në bazën e të dhënave të miliarderëve, me gjithsej 342.

Pasuria totale e kontrolluar nga grupi i ultra të pasurve ka arritur gjashtë trilionë dollarë (5.1 trilionë euro), një rritje prej 17 për qind gjatë vitit të kaluar, kur pasuria e miliarderëve në fakt është zvogëluar, thotë raporti.

Grupi prej 1,542 miliarderësh zotëron ose pjesërisht kontrollon kompanitë që punësojnë 27.7 milionë njerëz.
Tri të katërtat e atyre që u bënë miliarderë më 2016, sipas rezultateve të raportit, janë nga Kina dhe India.