Bota
Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti në Iran dhe Irak
Gjendja në kufirin ndërmjet Iranit dhe Irakut nuk është aspak e mirë, derisa mijëra njerëz e kanë kaluar edhe natën e dytë në tendat e improvizuara ose nën qiellin e hapur.
Autoritetet konsiderojnë se nuk ka shpresa për gjetjen e të mbijetuarve eventualë, nga tërmeti i fuqishëm që e ka goditur rajonin afër kufirit Iran-Irak, nga i cili kanë humbur jetën më shumë se 437 persona, përcjell albinfo.ch.
Por, gjithashtu edhe numri i të lënduarve është i madh dhe raportohet të jetë më shumë se 7 mijë persona.
Agjencitë perëndimore të lajmeve, “Reuters” dhe “AFP”, kanë raportuar se autoritetet e kanë ndalur pjesën më të madhe të operacioneve të shpëtimit duke thënë se vështirë se mund të gjenden të mbijetuar të tjerë nga tërmeti i pardjeshëm.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit