Shkurt.ch

Rritja ekonomike ka tejkaluar pritjet

Ekonomia zvicerane ka shënuar rritje më të fortë në tremujorin e katërt se sa pritej. Gjendjes së tillë i ka ndihmuar konsumi i fortë i brendshëm dhe kërkesat e huaja për produktet zvicerane.

Produkti i brendshëm bruto (GDP) u rrit me 0.6 për qind krahasuar me tremujorin e tretë, kur GDP e rishikuar kishte rritje prej 0.7 për qind. Ekonomistët presin që rritja tremujore do të ngadalësohet në 0.3 për qind.

GDP vjetore kërceu 1.9 për qind, ndërsa të njëjtin ritëm ka shënuar ekonomia edhe në tremujorin e tretë. Analistët presin gjithashtu ngadalësimin për 1.7 për qind.

Në të gjithë 2014-ën ekonomia u rrit me dy për qind, pak më shumë në raport me 2013-ën, kur ajo u rrit me 1.9 për qind. Kjo është rritja më e shpejtë që nga 2010-a.