Bota

Rritja në eurozonë ngadalësohet në maj

Aktiviteti ekonomik në eurozonë u rrit përsëri gjatë majit. Parashikimet flasin për një rritje më të ngadaltë në tremujorin e dytë, tha kompania Markit.

“Indeksi i menaxherëve të porosive (PMI) qëndroi në 52.9 pikë në maj. Bëhet fjalë për vlerën më të ulët pothuajse për një vit e gjysmë”, sipas Markit, përcjell albinfo.ch

Në prill, indeksi ishte 53 pikë.

“PMI njofton për rritje të ngadaltë të produktit të brendshëm bruto (PBB) në tremujorin e dytë, prej me vetëm 0.3 për qind. “, tha shefi i Markit, ekonomisti Chris Williamson.

Fluksi i bizneseve të reja është dobësuar në maj me vlerën më të ulët prej janarit të kaluar, kjo do të thotë se ritmi tashmë i rritjes ekonomike në qershor mund të dobësohet edhe më tutje.

Sektori i shërbimeve në maj përjetoi një rritje të balancuar të aktivitetit në muajin e tretë me radhë, por me fluksin më të dobët të biznesit të ri që nga fillimi i vitit të kaluar.

Në sektorin e prodhimit, ritmi i aktivitetit ishte më i dobët që nga shkurti i vitit të kaluar, prodhuesit kanë paralajmëruar vazhdimin e kushteve të vështira në tregun vendas dhe vlerën më të ulët të porosive të eksportit në 16 muaj, në lidhje me flukset e dobëta të tregtisë ndërkombëtare.

Në mesin e ekonomive të Eurozonës, rritja në Gjermani është e stabilizuar, ndërsa Franca rikthehet nga stagnimi. Vendet e mbetura në Eurozonë kanë regjistruar megjithatë ritmin e rritjes në 17 muajt e fundit.