Shkurt.ch

Rritje e numrit të fluturimeve speciale për dëbim nga Zvicra

Me 67 fluturime speciale gjatë vitit 2016 janë dëbuar 341 azilkërkues me status të refuzuar ose të huaj tjerë pa të drejtë qëndrimi në Zvicër

Autoritetet federale përgjegjëse gjatë vitit që posa lamë pas, kanë riatdhesuar në vendet e tyre (kanë dëbuar nga Zvicra) 341 azilkërkues me status të refuzuar ose të huaj tjerë pa të drejtë qëndrimi në Zvicër, shkruan gazeta “Zentralschweiz am Sonntag”. Për riatdhesimin e të gjithë këtyre janë përdorur 67 fluturime speciale, transmeton albinfo.ch. Këta numra janë dukshëm më të lartë se ata të një viti më parë, gjegjësisht dallimi është ky: t 22 fluturime dhe 113 persona

Në vitin 2015, sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM) riatdhesimi nga Zvicra i 228 personave është organizuar me 45 fluturime speciale, transmeton albinfo.ch. Një vit më parë kanë qenë 41 fluturime me 252 persona të dëbuar ndërsa prej vitit 2011 deri në vitin 2013 janë dëbuar secilën herë më pak se nga 200 persona me nga më pak se 40 fluturime.

Shtimi i numrave në vitin 2016 sipas SEM shpjegohet me atë se Zvicra e ka rritur pjesëmarrjen në fluturimet e përbashkëta që i koordinon Agjentura Evropiane për mbrojtjen e kufijve Frontex, përcjell albinfo.ch. Fluturimet speciale përbëjnë një pjesë të vogël të fluturimeve të organizuara për riatdhesim, në përgjithësi, ka thënë një zëdhënës i SEM. Një dëbim bëhet përmes fluturimit special vetëm si masë e fundit.

SEM ka publikuar edhe koston e fluturimeve speciale për riatdhesim. Në vitin 2015 për 45 fluturime me 228 persona janë shpenzuar 2.6 milionë franga.