Autotech

Rritje rekorde në shitjen e veturave në Gjermani

Më shumë vetura u regjistruan në rrugët e Gjermanisë në vitin 2017, më shumë se çdo vit në dekadën e fundit, pasi shitjet kanë shënuar rritje, kanë treguar statistikat, shkruan albinfo.ch.

Sipas të dhënave nga Federata e Industrisë Automobilistike (VDA) dhe autoritetit të licencimit të automjeteve të OAK, ka pasur një rritje prej 2.7 % nga viti i kaluar me rreth 3.4 milionë vetura.

“Tregu i makinave gjermane u rrit vitin e kaluar, për të katërtin vit me radhë dhe arriti vëllimin më të lartë në këtë dekadë”, deklaroi shefi i VDA, Matthias Wissmann.

Industria e automobilave është gurëthemeli i ekonomisë gjermane.

Veturat me benzinë kanë pasur rritje në treg, derisa ulje ka pasur në ato me naftë.