Shkurt.ch

Rritjen më të lartë në eksport, industria e orëve

Suficiti tregtar i Zvicrës në tremujorin e parë, pavarësisht rritjes së eksporteve, ka rënë në krahasim me tremujorin e mëparshëm për shkak të mbivlerësimit të monedhës vendëse.

Eksportet zvicerane janë rritur në tremujorin e parë 1.4 për qind, në 50.6 miliardë franga zvicerane, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Importet kanë shënuar rënie në 4.4 për qind, në 42.4 miliardë franga zvicerane, sipas Administratës Federale të doganave. Suficiti i jashtëm tregtar u ul për 8.2 miliardë, nga 8.4 miliardë franga zvicerane, sa ishte në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Çmimet e mallrave të importuara kanë shënuar rënie në mes të janarit dhe marsit të këtij viti për 5,1 për qind për shkak të frangut të fortë.

Vetëm në muajin mars shkëmbimi tregtar i Zvicrës me botën u rrit për 3.2 për qind, në 17.9 miliardë franga zvicerane në krahasim ne të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në të njëjtin muaj edhe eksporti ishte rritur për 1.7 për qind, në 15.4 miliardë franga zvicerane, transmeton albinfo.ch.

Rritjen më të lartë në tremujorin e parë në eksport e ka shënuar industria e orëve. Shifrat flasin për një rritje 3,1 për qind, në 5.11 miliardë franga zvicerane, ndërsa rënia më e madhe ishte për industrinë e letrës për 13.1 për qind, në 455 milionë franga zvicerane.

albinfo.ch