Bota

Rrokulliset kamioni që transportonte mijëra pula

Një kamion që transportonte mijëra pula të gjalla është rrokullisur në Australi. Pas aksidentit, shumë pula u panë teksa “pushtuan” njërën ndër autostradat më të mëdha të Australisë.

Kamioni u rrokullis në “Princess Highway”, në veri të Victorias. Raportohet se shoferi i kamionit është lënduar në krah, derisa shkaku i aksidentit ende mbetet i panjohur, përcjell albinfo.ch.

“Posa mbërrita në këtë vend, u befasova nga ajo që pashë. Shumë pula ndodheshin në rrugë dhe me të vërtetë mbeta i habitur”, tha dëshmitari Oliver O’Callaghan. Rreshteri i Policisë, Brendan Whitefield, tha se skena ishte shqetësuese.

Por, disa prej australianëve që rastësisht kaluan pranë aksidentit thanë se u penguan nga policët. “Ata nuk lejuan asnjë prej nesh të kontribuojë dhe të marrë ndonjë nga pulat që pësuan në aksident”, tha Kaitin Hinge. Disa shpëtimtarë lokalë dolën në vendngjarje, por thanë se ndihma e tyre u refuzua nga autoritetet.