CH-Ballkani

Rruga “Bashkatdhetarët e Gjilanit”

Për nder të shumë bashkatdhetarëve në Gjilan një rrugë është emëruar “Bashkatdhetarët e Gjilanit”. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri

Në Gjilan një rrugë është emëruar “Bashkatdhetarët e Gjilanit”. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri me anë të një postimi në “Facebook”, përcjell albinfo.ch.

Gjilani njihet si një Komunë, ku shumë qytetarë nga ky vend, ndodhen në vendet perëndimore, si në Zvicër e Gjermani.

Diaspora shqiptare ka kontribuar shumë në Gjilan, derisa gjatë sezonit të verës mbahen edhe shumë aktivitete për nder të tyre.