Sporti

Rrustemi, kampion i botës

Erzen Rrustemi ka triumfuar në Aarhus të Danimarkës, ku ka pasur mbështetje të madhe nga shqiptarët ndaj argjentinasit, Ricardo Ramirez, duke e nokautuar në raundin e dytë

Boksieri shqiptar, Erzen Rrsutemi është shpallur kampion i botës në versionin WBF, shkruan albinfo.ch.

Rrustemi ka triumfuar në Aarhus të Danimarkës, ku ka pasur mbështetje të madhe nga shqiptarët ndaj argjentinasit, Ricardo Ramirez, duke e nokautuar në raundin e dytë.

Rrustemi ishte përgatitur një kohë të gjatë për këtë meç shumë të rëndësishëm në karrierën e tij dhe ka dominuar ndaj kundërshtarit.

Boksieri nga Zhegra e Gjilanit, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, dëshmoi edhe një herë fuqinë e tij, derisa pritet që edhe në të ardhmen të vazhdojë me fitore.

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/rrustemi-kampion-i-botes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.