Sport

Rrustemi pret sonte mbështetjen e shqiptarëve

“Ju faleminderit për mbështetjen, interesimin dhe mesazhet e shumta të cilat i kam pranuar”, ka shkruar Rrustemi në “Facebook”

 

Dueli i shumëpritur i boksierit shqiptar, Erzen Rrustemi do të zhvillohet sonte në Aarhus të Danimarkës, shkruan albinfo.ch.

 

Ai ka kryer matjet zyrtare të premten, kurse sonte e ka meçin shumë të rëndësishëm në karrierën e tij. Ai ka falënderuar shqiptarët për përkrahje dhe pret që përkrahja të vazhdojnë edhe sonte kur është në ring. “Ju faleminderit për mbështetjen, interesimin dhe mesazhet e shumta të cilat i kam pranuar”, ka shkruar Rrustemi në “Facebook”.

 

Rrustemi do të përballet me boksierin Ricardo Humberto Ramirez në duelin e vlefshëm për titullin e kampionit të botës në versionin WBF.

 

Meçi mes Erzen Rrustemit dhe Ricardo Humberto Ramirez, zhvillohet të shtunën rreth orës 22:00 në Aarhus të Danimarkës.