Kultura

RTL:Kosovari, filmin më të mirë për integrim

“Ëndrra ime”, quhet filmi i 19 vjecarit me preardhje nga Kosova, Besnik Salihi, i vlerësuar më i miri nga Televizioni gjerman RTL

Në filmin e tij të shkurtër që trajton zhvillimin e pasionit me breakdance, studenti nga Kosova mlodhi në skenën e filmit për të vallëzuar gra të moshuara me një grup të rinjësh duke përcjell kësisoji porosinë për tjekalimin e dallimeve ndërmjet të rinjve dhe të moshuarëve, gjermanëve dhe të huajve.

Besniku kishte trajtuar temën e intregrimit dhe për këtë ishte shpërblyer të hënën në Berlin me cmimin për integrim “Award Com.mit„ nga RTL.

Çmimi i RTL-it ishte ndarë nga Komisionerja për integrim në Qeverinë e Gjermanisë,  Maria Böhmer.

Një garë e tillë vlente për të gjithë nxënësit në tërë vendin, me qëllim të inkurajimi të tyre në zhvillimin e kinematografisë edhe me tema të migrimit dhe të integrimit.