Bota

Rusia kërkon kërkimfalje për rastin “Skripal”

Pas takimit të jashtëzakonshëm të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, si pasojë e sulmit ndaj agjentit të dyfishtë Sergej Skripal, Rusia ka kërkuar që Britania e Madhe ti kërkojë falje. “Në një mënyrë duhet të kërkohet falje ndaj Rusisë,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Në 4 mars në një park të Londrës është helmuar Sergej Skripal sëbashku me vajzën e tij. Qeveria britanike e ka fajësuar Rusinë, duke i ndërprerëve marrëdhëniet diplomatike. Ngjashëm si Britania, kanë vepruar edhe shumica e vendeve të BE dhe NATO si dhe Shqipëria, Maqedonia, Ukraina dhe Gjeorgjia.