Maqedonia

Rusia përdor faktorin e jashtëm, për të destabilizuar nga brenda Maqedoninë

Rusët tentojnë të destabilizojnë politikën maqedonase dhe pengon një shtet që kundrejt Moskës vlente si miqësor, shkruan fillimisht kolumnisti i prestigjiozes “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Reinhard Veser.

Maqedonia është shtet fragjil. Arsyeja e kësaj kryesisht është e brendshme, për shkak të raporteve të rënda mes shumicës sllave dhe komunitetit shqiptar, përcjell albinfo.ch. Por zbehja e kësaj vështirësie varet nga një faktor i jashtëm: zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë.

Ky konflikt grotesk ishte arsye e jostabilitetit, sepse është ndër të pakta qëllime që bashkon shqiptarët dhe shumicën sllavo-maqedonase: me zgjidhjen e emrit mundësohet anëtarësimi në NATO.

Rusia mundohet ta përdorë këtë pikë kritike. Përmes destabilizimit ajo kërkon të ushtrojë ndikimin e saj. Nuk është çudi që Rusia mundohet të sabotojë marrëveshjen – dhe me këtë të sjell përçarje te qeveria greke – që në fakt nuk është pjesë e “rusofobëve”, si në një pjesë të madhe të Europës.