Zhvillim

Sa e bukur është Kosova!

Në video shihen pamje nga: Bogaj (Rugovë), Brezovica, Prizreni, Shpella e Gadimes, Parku Blinaja, Kalaja e Novobërdës, Ujëvara e Mirushës, etj.

„Atraksionet kosovare”, është emri i një dokumentari, në të cilin janë promovuar të gjitha në një vend: kultura, turizmi, ekonomia, sporti dhe vlerat etnologjike kosovare.
Dokumentarin e ka publikuar të premten Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ndërsa shihen pamje nga pjesët më të bukura të Kosovës, si: Bogaj (Rugovë), Brezovica, Prizreni, Ferizaj, Shpella e Gadimes, Bodrumi  i verës në Rahovec, Miniera “Trepça”, Muzeu Etnologjik (Prishtinë), Parku Blinaja, Kalaja e Novobërdës, Ujëvara e Mirushës, etj.
Në këtë dokumentar nuk kanë munguar edhe yjet e sportit, si, kampionia olimpike kosovare, Majlinda Kelmendi dhe këngëtaret kosovare me famë botërore: Rita Ora, Dua Lipa dhe Era Istrefi.