Jeta në Zvicër

Sa është qiraja mesatare në Zvicër?

Qiraja më së shtrenjti është në Cyrih, ku një banesë 100 metra katror, kushton 2700 franga në muaj

Qiraja mesatare për një apartament 100 metra katror në Zvicër ishte 2210 franga (2,226 dollarë) në qershor, sipas firmës pronësore “Immoscout24”, shkruan “The Local”.

Çmimi mesatar është rritur për 2 për qind në krahasim me muajin e kaluar, gjithnjë sipas kësaj kompanie, përcjell albinfo.ch.

Por, çmimi mesatar po rritet për shkak të rritjes në Cyrih, ku qiratë u rritën 1.8 % për dallim nga muaji i kaluar.

Një banesë në Cyrih në muajin qershor me 100 metra katror ishte 2.700 franga zvicerane, më e larta në vend.

Megjithatë, në vendet tjera çmimet janë zvogëluar, për shembull në Zvicrën Lindore me 0.8 %.

Gjithnjë sipas kësaj firme, në të gjitha rajonet zvicerane çmimet e qirasë janë zvogëluar, përveç Cyrihut. Në rajonin e Liqenit të Gjenevës, ka pasur një rënie prej 0.4 përqind.