Bota

Sa është temperatura ideale për të jetuar?

Sipas shkencëtarëve, temperatura ideale për të jetuar në paqe është 22 gradë Celsius

Ata që jetojnë aty ku klima është e butë priren të jenë më të shoqërueshëm dhe të ndërgjegjshëm.

Kjo është demonstruar nga studimi i një ekipi psikologësh që përfshinë më shumë se një milion e gjysmë njerëz.

Sipas shkencëtarëve, temperatura ideale për të jetuar në paqe është 22 gradë Celsius.

Psikologët nga universitetet e Melburnit dhe Pekinit zhvilluan një studim që përfshinte më shumë se 1.66 milionë njerëz në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara, duke vënë në dukje se njerëzit që jetojnë në mjedise ku klima ishte e këndshme, ishin më të shoqërueshëm, të ndërgjegjshëm, emocionalisht të qëndrueshëm dhe me natyrë ekstroverte, në një masë më të madhe se ata që jetojnë në vende të ftohta ose të ngrohta, shkruan ‘Scan’.

Gjithashtu, nivelet e lagështisë dhe të erës nuk kanë shumë ndikim në tiparet e personalitetit, përcjell albinfo.ch.

Studimi krahason personalitetet e atyre që jetojnë në temperatura të ndryshme, por nuk provon se vetë temperaturat shkaktojnë ndryshime në personalitet.