Bota

Sa harxhojnë gjermanët për turizëm?

Konsumi mesatar për person është 1,200 euro, i cili është rritur me 34 euro krahasuar me vitin paraprak.

Studimi më i fundit mbi turizmin gjerman tregoi se gjermanët udhëtuan më së shumti vitin e kaluar në dhjetë vjetët e fundit, duke shënuar harxhime për person deri në 1,200 euro, shkruan albinfo.ch.

Kjo është theksuar në analizën e turizmit gjerman, i cili tregoi se 58 për qind e gjermanëve kaluan të paktën pesë ditë në një udhëtim në vitin 2017.
Në periudhën 2008-2010 kjo përqindje ishte dy herë më e ulët.

Mesatarisht vitin e kaluar gjermanët ishin në rrugë 13 ditë, krahasuar me 12.9 ditë në vitin 2016, tregoi studimi. Konsumi mesatar për person është 1,200 euro, i cili është rritur me 34 euro krahasuar me vitin paraprak.