Jeta në Zvicër

Sa kushton mesatarisht një veturë e re në Zvicër?

Një veturë e re ka kushtuar mesatarisht prej 41.370 frangash. Kështu tregon një studim i Autoscout24, duke vlerësuar çmimin mesatar të rreth 30 mijë veturave të reja.

Në shkurt të vitit 2015, menjëherë pas heqjes së kufirit minimal të frangut kundrejt euros, çmimi mesatar ishte nën 38 mijë franga zvicerane. Në fillim të vitit 2016 ishin vetëm nën 39 mijë franga zvicerane.

Pse ndodh që edhe pas kalimit të shokut të frangut, veturat e reja të shtrenjtohen?

Blerësi është fajtor, shkruan “Blick”. Zviceranët janë gjithnjë duke marrë më shumë vetura, thotë shefi i Autoscout, Christoph Aebi. Blerësit duan më shumë komoditet në veturë.