Bota

Sa mund të jetë suficiti tregtar i BE-së?

Suficiti tregtar i Bashkimit Evropian (BE) me pjesën tjetër të botës për tërë vitin 2016 arriti në 39.3 miliardë euro, sipas të dhënave paraprake të “Eurostat”-it. Megjithatë, kjo është shumë më e ulët sesa në vitin 2015, që ishte 59.9 miliardë euro.

Nga janari deri në dhjetor të vitit 2016 eksportet e mallrave nga jashtë BE-së arritën në 1,745 trilionë euro, duke vënë në dukje një rritje prej 2% në vit dhe importet arritën në 1.706 trilionë euro, një rënie prej 1% në vit.

Vetëm në dhjetor eksportet e mallrave nga BE-ja në pjesën tjetër të botës janë rritur me 5%, në 164.4 miliardë euro, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Importet u rritën gjithashtu me 6%, në 143.5 miliardë euro, si rezultat i kësaj, BE-ja parashikoi suficit tregtar prej 20.9 miliardë eurosh.

Suficiti tregtar në Eurozonë arriti 273.9 miliardë euro për vitin e plotë në krahasim me 238.7 miliardë euro në vitin 2015. Zona e vetme e monedhës euro ka eksportuar mallra në pjesën tjetër të botës (të cilat përfshijnë vendet e tjera të BE-së që nuk janë në eurozonë) në 2.047 trilionë euro, ndërsa importet arritën në 1,774 trilionë euro.

Vetëm në dhjetor të vitit të kaluar eksportet e Eurozonës arritën në 178.6 miliardë euro, një rritje prej 6% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Importet në bazë vjetore në dhjetor janë rritur, edhe pse më pak, – 4%, në 150.5 miliardë euro. Si rezultat i kësaj, u realizua një suficit prej 28.1 miliardë eurosh.

Më së shumti suficit tregtar kishte Gjermania, 248.2 miliardë. Diferenca me vendin e dytë, Holandën, është më e madhe. Suficiti i saj tregtar arriti në 50.9 miliardë euro, që është pothuajse 5 herë më pak. Në vendin e tretë është Irlanda, me 42.7 miliardë euro. “Lider” në drejtim të deficitit tregtar për gjithë vitin 2016 ishte Britania e Madhe me 1149,8 miliardë euro.