Bota

Sa para fshehin të pasurit nëpër botë

Një raport i ri i bërë nga hulumtues nga vendet nordike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përdor informacionin nga Zvicra dhe nga Panamaja, për të treguar se si evazioni fiskal global është ndoshta më serioz sesa mendohej më parë

Në vitin 2007, një IT ka gjetur informacione të detajuara rreth thesarit të fshehur prej rreth 30.000 klientëve të bankës private”HSBC Bank “, filiali zviceran i gjigantit britanik bankar, dhe fshehurazi ia ka dorëzuar qeverisë franceze.

Të dhënat që përfundimisht u bënë publike si “„Swiss leaks“”, përfunduan në duart e autoriteteve dhe gazetarëve, shkruan “Washington Post”.

Tani këto të dhëna, së bashku me “dokumentet e Panamasë” u janë dhënë hulumtuesve të universiteteve të ndryshme për të parë botën e fshehur të evazionit fiskal.

Një raport i ri i bërë nga hulumtues nga vendet nordike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përdor informacionin nga Zvicra dhe nga Panamaja, për të treguar se si evazioni fiskal global është ndoshta më serioz sesa mendohej më parë.

Sipas vlerësimeve paraprake, një shumë ekuivalente me rreth 10% të produktit të brendshëm bruto (PBB) në nivel global është  fshehur nëpër strehë taksash. Në mesin e këtyre vendeve, të cilat veprojnë me ligje që garantojnë llogaritë sekrete janë Singapor, Hong Kong, Luksemburg, Ishujt Kajman, Bahamas dhe natyrisht edhe Zvicra. Vetëm ajo arrin rreth 40% pasurisë offshore të botës.

Këto vlerësime tregojnë se njerëzit më të pasur ikin atje ku mund të paguajnë shumë më pak se sa duhet. Edhe pse rreth 3% e taksave personale janë të fshehur në vendet skandinave si një e tërë, familjet me më shumë se 40 milionë dollarë ose 0.01% të shpërndarjes së pasurisë, kanë fshehur rreth 30% të barrës tatimore personale. Ata paralajmërojnë se këto të dhëna mund të dëshmojnë se sa serioze është kjo dukuri në vende të tjera, ku sundimi i ligjit është më i dobët.

Evazioni fiskal është  vështirë të hulumtohet nga shkencëtarët, sepse, si në çdo punë, njerëzit janë duke bërë përpjekje serioze për të fshehur veprimet e tyre. Metoda më e zakonshme e hetimit të evazionit fiskal është rishikimi periodik, por shkencëtarët thonë se ata nuk e ndajnë gjithmonë në mënyrë adekuate madhësinë e evazionit fiskal në mesin e të pasurve.

Nga njëra anë te pasuria e ultra të pasurve  është e komplikuar mbledhja e të dhënave të sakta. Për më tepër ultra të pasurit përdorin mënyra për evazionin fiskal, të cilat janë të vështira për tu kapur nga rregullatorët, për shembull, formimi i një serie të kompanive offshore në botë për të mbuluar pronarin e vërtetë.

Sipas studiuesve, gjetjet e tyre ndoshta do të thonë se ekonomistët janë nënvlerësuar në mënyrë të konsiderueshme nga pabarazia. Nëse 0,01% kanë 30% më shumë pasuri se sa tatimet e tyre të deklaruara kjo do të thotë se pabarazia është edhe shumë më e madhe.