Fun

Sa pensionistë në Londër janë milionerë?

Në kryeqytetin britanik pensionistët britanikë posedojnë rreth 130 miliardë paund.

Më shumë se 50.000 banorë në Londër mbi moshën 65 vjeç jetojnë në pronat me vlerë më shumë se 1 milion £, dhe pasuria e tyre e përbashkët është afër 130 miliardë paund, shkruan në artikullin e saj gazeta britanike Telegraph, përcjell albinfo.ch.

Hulumtimi i ri tregon se vetëm në dy rajonet e Londrës pensionistët jetojnë në shtëpi me vlerë milionëshe. Në shumë raste pronarët e pronave të shtrenjta i kanë blerë ato për një sasi shumë të vogël të vlerës së sotme.