Futboll

Sadiku alarmon kombëtare kuqezi

Klubi njoftoi se konfirmon dëmtimin në gju për futbollistin por nuk mund të përcaktojë ende se sa do të jetë periudha e riaftësimit për lojtarin e kombëtares shqiptare

Telashe në sulm për trajnerin Christian Panucci me Armando Sadikun që ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen miqësore me Herenvenin dhe rrezikon një periudhë të gjatë riaftësimi.

Klubi i Levantes bëri të ditur se sulmuesi Kombëtares shqiptare ka pësuar një dëmtim të gjurin e majtë, por shkalla e tij do të përcaktohet saktësisht pas ekzaminimeve të detajuara që do të mbahen në kthimin e ekipit në Valencia, shkruajnë mediat shqiptare.

Sadiku u aktivizua për ekipin spanjoll në pjesën e dytë, por në minutën e 70-të u detyrua të braktisë fushën e lojës për shkak të një problemi fizik, përcjell albinfo.ch.

Njoftimi

Klubi njoftoi se konfirmon dëmtimin në gju për futbollistin por nuk mund të përcaktojë ende se sa do të jetë periudha e riaftësimit për lojtarin e kombëtares shqiptare.

Sulmuesi, që po kalon një moment jo shumë pozitiv pavarësisht mungesës së grumbullimit nga ana e Panuccit në ndeshjet e fundit miqësore, pritej të ishte në listën e trajnerit italian për sfidën me Izraelin në 7 shtator, por dëmtimi i pësuar krijon tashmë probleme për kombëtaren shqiptare, me Panucin që ka jo pak telashe me një pjesë të futbollistëve që janë pa skuadër, e një pjesë tjetër që janë të dëmtuar duke sjellë jo pak dhimbje koke në zgjedhje për trajnerin italian.