Sport

Sadiku dërgon Luganon në Ligën e Evropës

Njëri ndër më meritorët për suksesin e Luganos ishte Armando Sadiku, i cili që nga muaji janar kur erdhi ka shënuar nëntë gola në 14 ndeshje

Armando Sadiku edhe një herë ka treguar se sa i rëndësishëm është për skuadrën e Luganos. Ai realizoi në fitoren e fundit ndaj Vaduzit 2:1, shkruan albinfo.ch.

 

Sadiku realizoi një gol të bukur me kokë në minutën e 16-të, derisa më pas Lugano fitoi 2:1 dhe siguroi edhe matematikisht pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

 

Njëri ndër më meritorët për suksesin e Luganos ishte Armando Sadiku, i cili që nga muaji janar kur erdhi ka shënuar nëntë gola në 14 ndeshje.

 

Në dy javët e mbetura objektivi i Luganos do të jetë ta mbyllë sezonin në vendin e tretë, për të kualifikuar direkt në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

 

http://www.dailymotion.com/video/x5n4wff_armando-sadiku-goal-hd-lugano-1-0-vaduz-20-05-2017_sport