Sport

Sadiku drejt Izraelit

Armando Sadiku është shumë afër që të kalojë në skuadrën izraelite, Maccabi Haifa

Shënoi dy gola ndaj Izraelit, dhe e ardhmja e tij pritet të jetë pikërisht në këtë vend. Bëhet fjalë për sulmuesi kuqezi, Armando Sadiku.

 

Në drejtim të tij ka ardhur një ofertë shumë joshëse nga Maccabi Haifa, raporton albinfo.ch.

 

Sipas mediave izraelite, gjatë kësaj jave do të vendoset për të ardhmen e sulmuesit, i cili ka shënuar golin e vetëm për Shqipërinë në Kampionatin Evropian.

 

Ai është lojtar i Zurichut, kurse nga janari luajti për Luganon, duke shkëlqyer dhe duke e dërguar në Ligën e Evropës.