Sport

Sadiku, i mahnitur nga Lugano

Lugano ka përparuar dukshëm këtë edicion dhe me dyshen shqiptare në sulm, ka siguruar pjesëmarrjen për garat evropiane

 

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku është i impresionuar me skuadrën e Luganos, dhe nuk ka pritur se do të jenë kaq të suksesshëm.

 

Skuadra e Luganos ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane, derisa njëri ndër më të merituarit ishte Sadiku, por edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Ezgjan Alioski, raporton albinfo.ch.

 

“Jemi përmirësuar të gjithë. Kemi përmbushur të gjitha pritshmëritë ndaj neve. E dija se me Paolo Tramezzanin do të bënim mirë. Ai është një punëtor i madh dhe i hapur si me lojtarët, ashtu edhe me tifozët”, ka thënë sulmuesi shqiptar për mediat zvicerane.

 

Lugano ka përparuar dukshëm këtë edicion dhe me dyshen shqiptare në sulm, ka siguruar pjesëmarrjen për garat evropiane.