Sport

Sadiku mahnit edhe polakët, shënon në debutim

Sadiku ka shënuar qysh në ndeshjen e parë për Legian në humbjen 3:1. Sulmuesi shqiptar hyri në pjesën e dytë dhe shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij

Armando Sadiku shkëlqeu në Zvicër dhe ka filluar të shkëlqejë edhe te skuadra e re, Legia e Varshavës në Poloni, raporton albinfo.ch.

Sadiku ka shënuar qysh në ndeshjen e parë për Legian në humbjen 3:1. Sulmuesi shqiptar hyri në pjesën e dytë dhe shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij.

Legia e filloi kampionatin me humbje 3:1 ndaj Gornik Zabrze. Ai realizoi në minutën e 80-të.

Paraqitja e Sadiku ka marrë vlerësime pozitive në mesin e tyre edhe trajneri i Legias. Sadiku u transferua nga Zurichu për 1.8 milionë euro.

http://www.dailymotion.com/video/x5tpkaw