Receta Gatimi

Sallatë me oriz

Sallatë me orizPërbërësit:

• 200 gr sallamë,
• 200 gr kastravecë turshi,
• 3 vezë të ziera,
• 200 gr oriz,
• 200 gr majonez
• 200 ml shtalpë
• kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere të thellë e vëmë orizin e zier. Kastravecët i presim në kube të vogla dhe i shtojmë në enë. Në kube e presim edhe sallamën dhe e shtojmë në enë. Pastaj, në enë i grijmë dy vezët dhe shtojmë majonez.

Hedhim kripë dhe piper të zi. Në enë e shtojmë edhe shtalpën.

E përziejmë me lugë, derisa masa të bëhet homogjene. Sallatën e vëmë në pjatën për servirje.

Vezën e zier e presim në rrathë. Mbi sallatë vëmë nga një fetë veze.
E zbukurojmë me fletë majdanozi dhe domate.

Ju bëftë mirë!

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/sallate-me-oriz/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.