Sallata

Sallatë ruse

Sallate ruse

Përbërësit:

* Karota

* Patate

* Bizele

* Selino

* Fasule S

* Spec gogozhar(kuq)

* Kos i bardhë

* 1 lugë mustardë

* Vaj ulliri

* Kripë, piper

* Majdanoz

* Uthull balsamike,

Përgatitja:

Siç bëni zakonisht, zieni të gjithë përbërësit dhe bashkojini në një enë. Në një tjetër enë, përgatisni salcën që nuk do të jetë majoneza e zakonshme. Hidhni kosin e bardhë, mustardën, uthullën, pak vaj ulliri dhe erëzat.

Punojeni të gjithën në mënyrë që të bashkohen të gjithë përbërësit dhe shtojani enës me perime. Përzieni mirë që salca të shpërndahet njëtrajtësisht.

Ju bëftë mirë


 Të tjera nga Sallata